BOTA

Sekuestrohet mbi 1 kg kokainë e pastër në Portin e Brindisit, droga u gjet brenda një kamioni që vinte nga Shqipëria, pranga shoferit

20:54 - 19.07.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbi një kilogramë kokainë është sekuestruar nga autoritetet italiane në Portin e Brindisit.




Mediat përtej Adriatikut shkruajnë, se 1.180 kg kokainë e pastër është gjetur e fshehur brenda trupit të një kamioni. Sipas tyre, kamioni kishte ardhur nga Shqipëria.

Karabinierët kanë arritur të arrestojnë shoferin e kamionit, ndërsa identiteti i tij nuk bëhet i ditur.

Droga u pikas pasi iu nënshtrua skanerit dhe u kontrollua me qen anti-drogë.

Sipas raportimeve, nëse sasia e kokainës do të hidhej në treg, vlera e saj do të ishte mbi 400 mijë euro.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.