Kryesore

Skandali në Premer League, kush është mesfushori i arrestuar për abuzim seksual me të mitur

18:55 - 20.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një lojtar i Premier League angleze është përfshirë në një skandal të madh seksual.




Sipas mediave të huaja, Gulfi Sigurdsson, është arrestuar nga policia angleze për akuzën e abuzimit seksual me fëmijë. Për këtë fakt ka folur sot gazeta islandeze “Morgunbladdid”. Ndërsa mediat britanike nuk e kanë bërë të ditur identitetin e lojtarit, por thjesht kanë treguar detaje të tipit: “është i martuar, luan titullar me kombëtaren e tij dhe është 31 vjeç”.

Të gjitha karakteristikat përputhen me lojtarin Sigurdsson, i martuar me Mis Islandën, Alexandra Ivarsdottir. Kjo e fundit ka fshirë llogaritë nga rrjetet sociale, ndërsa vetë Sigurdsson ka publikuar një foto nga ceremonia martesore e tyre.Evertoni njoftoi vetë se ka pezulluar lojtarin dhe ka deklaruar se do të mbështesë policinë në hetimet e nisura. Hetimet thuhet se kanë marrë kthesë në fillim të muajit korrik, kur policia ka kontrolluar banesën e lojtarit.

Federata Islandeze nga ana tjetër ka zhvilluar paradite një mbledhje urgjente pa dhënë asnjë detaj më shumë dhe as pohon e as mohon se lojtari që po hetohet në Angli për abuzim seksual me të mitur është Sigurdson.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.