Kryesore

Deklaratat e Erdogan shqetësojnë Vuçiçin: Do takohem me të, shpresoj ta bind për të kundërtën!

12:18 - 21.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deklaratat e Presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, duket se kanë shqetësuar homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç.




Ky i fundit ka deklaruar për mediat vendase se do të kundërshtojë nisjen e një lobimi nga Turqia për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai pranoi se kjo gjë mund të ndodhë, pasi sipas tij, Turqia është një superfuqi. Megjithatë, ai nënvizoi se do të përpiqet të takohet me Erdogan dhe do të mundohet ta bindë për të kundërtën.

“Unë do të përpiqem të flas me të. Deri më 1 shtator, sipas marrëveshjes së Washingtonit, të dy palët detyrohet të mos lobojnë për njohje ose çnjohje. Nëse ata fillojnë aksionin e njohjes nga 1 shtatori, ose ndoshta para kësaj, ne do ta kundërshtojmë atë. Na mbetet të luftojmë për vendin dhe popullin tonë.

Ne nuk kemi atdhe rezervë, kështu që do të shohim. Erdogan është shumë i fuqishëm, ne nuk jemi, dhe shpresoj se ai do të zbutet. Nëse ai nuk zbutet, ne do të luftojmë për vendin tonë. Dhe nga Zoti, ju do të shihni se ne nuk jemi aq të vegjël sa kam thënë”, tha Vuçiç

Kujtojmë se Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan tha një konferencë për shtyp para vizitës në Republikën Turke të Qipros së Veriut se duhet të punohet për ta rritur numrin e shteteve që e njohin pavarësinë e Kosovës.

Ai tha se për njohjen e Kosovës do të diskutojë edhe me presidentin e SHBA-së, Joe Biden.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.