Kryesore

Paralajmërimi i frikshëm i ekspertëve: Do ketë pesëfishim të rasteve me Covid deri në fillim të gushtit

22:05 - 21.07.21 gsh

Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), paralajmëron se deri në fillim të gushtit pritet të ketë rritje të rasteve me koronavirus.



ECDC vlerëson se në javët në vijim Bashkimi Europian, Norvegjia dhe Islanda do të regjistrojnë më shumë se 420 raste të reja për 100,000 qytetarë, pothuajse pesë herë më shumë se javën e kaluar kur shifrat arritën në 90 raste për 100,000 qytetarë.

Sipas agjencisë, javën e fundit ka pasur një rritje të rasteve me 63% në BE, shumica e të cilëve i përkasin grup moshës 15 deri në 24-vjeç.

Gjithashtu Qendra Europiane e Barnave thekson se pandemia ende nuk ka mbaruar, ndërsa i bën thirrje qytetarëve që nuk janë vaksinuar të mos hezitojnë, por të vaksinohen.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.