AKTUALITET

Si nëpër filma/ Shqiptari i arratisur nga burgu bën grabitjen spektakolare në Athinë (Video)

19:05 - 21.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një grabitje si në filma ka ndodhur ditën e djeshme në një bankë në lagjen Peristeri të Athinës.




Autor ishte një 42-vjeçar shqiptar i cili ishte arratisur nga burgu prej janarit të 2020. Në videon e publikuar nga mediat greke duket momenti kur shqiptari shkon tek arkëtari, e kërcënon me pistoletë dhe i merr paratë.

Më pas ai u largua me ndihmën e një shoferi grek 58-vjeçar të cilin e kishte bashkëpuntor. Policia greke u vendos në ndjekje, por pavarësisht rezistencës së tyre mundi ti arrestojë.

Shqiptari ishte arratisur nga një burg rural në janar të vitit 2020 pasi ishte dënuar me 28 muaj burg për vjedhje, rezistencë, plagosje të rëndë e hyrje të paligjshme në Greqi.

Po ashtu ai ishte në pritje të një urdhër-arresti pasi akuzohet se ka kryer një vjedhje me armë në një dyqan në Mesini dhe të një dënimi prej 3 vite burg për vjedhje.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.