Kronikë

Efektivi me makinë përplas një 55-vjeçar me biçikletë, qytetari përfundon në spital/ E goditi me derë, kemi pamjet e kamerave

20:01 - 22.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Tiranë. Ndonëse fillimisht u tha nga policia se “në rrugën ‘Myslym Keta’ mjeti me drejtues shtetasin P. N. (punonjës policie) pjesë e grupit të kontrollit të territorit, është përplasur me një biçiklist me iniciale A. G., rreth 55 vjeç”, në orët në vijim u sqarua se nga hetimet paraprake dhe kqyrja e pamjeve filmike rezulton se mjeti i ndaluar me drejtues Xh. K., 36 vjeç, duke hapur derën e mjetit të tij ka goditur me derë biçiklistin.




Shtetasi A. G., është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia sqaron se mjeti i policisë nuk ka patur kontakt me të aksidentuarin. Drejtuesi i mjetit shtetasi Xh. K., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të metejshme hetimore. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pamjet filmike që tregojnë dinamikën e aksidentit.

Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.