BOTA

Greqia në panik nga vala e katërt e COVID, shtohen rastet e pacientëve të hospitalizuar

09:40 - 22.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoritetet kompetente shkencore dhe shëndetësore në Greqi  kanë vënë alarmin për një valë të katërt të koronavirusit që po përhapet nga një skaj i territorit në tjetrin.




Vetëm natën e kaluar numri i pacientëve tejkaloi shifrën 1000, pas një muaji nga boshatisja e spitaleve , megjithatë një rritje e kontrolluar vazhdimisht.

Në 24 orët e fundit numrii pacientëve që u pranuan në spital ishte 178.

52 % e të rriturve që janë vaksinaur plotësisht në shtetin fqinj kundër COVID-19 është një mur imunitar mesatarisht i lartë, i cili mund të parandalojë përkohësisht koronavirusin, por varianti Delta që po qarkullon ka shkaktuar infeksione të reja tek pacientët e rinj.

Transmetueshmëria e llojit mutant – dyfishi i llojit origjinal të koronavirusit që mbizotëroi verën e kaluar – po shqetëson komunitetin shkencor grek.

Përveç Atikës, Kreta është gjithashtu në qendër të drejtuesve kompetentë të Ministrisë së Shëndetësisë.

18 pranime të reja u bënë dje në spitalet e ishullit dhe numri i pacientëve arrin 100.

“Ethet” operacionale për përgatitjen e spitaleve publike në Greqi ka filluar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.