AKTUALITET

Kush është vajza 21 vjeçare e cila synon të bëhet deputetja e parë shqiptare në Bundestagun gjerman

19:58 - 22.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dafina Berisha, 21 vjeçarja nga Kosova dëshiron të bëhet e para shqiptare në Bundestagun gjerman.




Ajo garon si kandidate nga Partia Social Demokrate (SPD) dhe premton se krahas objektivave të partisë, ajo premton të jetë zë i të drejtave të shqiptarëve në parlamentin gjerman.Studentja e drejtesise thotë se ka qenë gjithmonë ambicioze për sukses si politikane dhe që nga mosha 17 vjeçare ajo ka hyrë në SPD si aktiviste.

“Kemi 9 mijë shqiptarë që kanë të drejtë vote në Hamburg dhe prapë se prapë asnjë shqiptar nuk është pjesë e parlamentit gjerman. Unë dua të jem shqiptarja e parë në Bundestag për të promovuar edhe të drejtat e shqiptarëve në Bundestag, por edhe të të rinjve”- u shpreh ajo.

Berisha u shpreh kritike për mosorganizimin e shqiptarëve në Gjermani edhe pse thotë se në numër janë rreth 400 mijë që jetojnë në krejt Gjermaninë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.