Kryesore

Mik i madh i shqiptarëve! Shpëtuat një komb pa mbështetj/ Vatra uron senatorin Bob Dole në 98-vjetorin e lindjes

21:05 - 22.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Federata Vatra uron senatorin amerikan Bob Dole me rastin e 98-vjetorit të lindjes. Në një mesazh të kryetarit të Federatës Vatra, Elmi Berisha thuhet se Dole është një mik i jashtëzakonshëm i popullit dhe kombit shqiptar, duke e ndihmuar në ditët e tij më të vështira.Berisha shkruan se kontributi i Dole në dobi të çështjes shqiptare do jetë në memorien e gjallë, në mendjet e zemrat shqiptarëve përjetë.




VATRA URON BOB DOLE NË 98 VJETORIN E LINDJES

I dashur mik i madh i shqiptarëve Senator Bob Dole
Më lejoni që në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, në emrin tim personal, të familjes sime dhe në emër të shqiptaro-amerikanëve të ju urojmë nga thellësia e zemrës: Gëzuar Ditëlindjen e 98-të. Jetë të gjatë e shëndet të plotë. Ju jeni një mik i jashtëzakonshëm i popullit e kombit shqiptar. Me pasionin, diplomacinë, shpirtin, lobimin dhe aksionet konkrete ju e deshët dhe e ndihmuat popullin e kombin shqiptar në ditët e tij më të vështira. Kombi ynë, shqiptaro-amerikanët do ju jenë në jetë të jetëve mirënjohës. Kontributi juaj në dobi të çështjes shqiptare do jetë në memorien e gjallë, në mendjet e zemrat shqiptarëve përjetë. Ju ndihmuat dhe shpëtuat një komb pa mbrojtje e mbështetje. Kombi shqiptar përulet me respekt para mirësisë, fisnikërisë dhe ndihmës suaj. Nderim të thellë e mirënjohje në jetë të jetëve veprës suaj, përkushtimit tuaj dhe dashurisë suaj të veçantë për kombin shqiptar.
Me mirënjohje dhe nderim
Kryetari i VATRËS
Elmi BERISHA

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.