Kryesore

“Ndërhyrjet rrezikojnë të shkaktojnë dëme”, UNESCO thirrje qeverisë: Ndërprisni punimet në bajpasin e Gjirokastrës

20:10 - 22.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s i bën thirrje qeverise shqiptare që të ndërpresë urgjentisht punimet në Bypass-in e Gjirokastrës pasi ndërhyrjet rrezikojnë të shkaktojnë dëme nëse kjo nuk ka ndodhur.




Komiteti i UNESCO do të miratojë një rezolutë për ndërprerjen urgjente të punimeve ndërsa do të dërgojë edhe një mision monitorimi reaktiv për të vlerësuar nëse projekti i ka shkaktuar ose do t’i shkaktojë dëme vlerave të jashtëzakonshme universale dhe të bëjë rekomandime e duhura.

Po ashtu UNESCO kërkoi informacion mbi “planet zhvillimore të vazhdueshme dhe të ardhshme, si dhe raportet kundërshtuese nga qeveria dhe palë të tjera mbi gjendjen e ruajtjes së kësaj prone. Ata kërkojnë që Shqipëria të presë një mision zyrtar monitorimi në Gjirokastër për të vlerësuar jo vetëm Bypassin, por të gjitha projektet që po zbatohen në qytet.

Në rezolutë citohet se shteti duhet të “ftojë një Qendër të Përbashkët të Trashëgimisë Botërore në zonë për të vlerësuar progresin e bërë në ruajtjen e pronë të vlerësojë efikasitetin e kontrolleve të zhvillimit dhe treguesve të monitorimit dhe vlerësimin e projektit të Bypass-it të Gjirokastrës”. Ata gjithashtu i bëjnë thirrje Shqipërisë të paraqesë një raport të përditësuar të ruajtjes dhe të dërgojë për mendim pranë UNESCO-s çdo plan zhvillimor.

Në Gjirokastër ishin edhe kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Kulturës Elva Margariti, të cilët vizituan çdo kantier të hapur në qytet. E pyetur mbi by-Passin ministrja Margariti tha se ai është një projekt i integruar që synon ndër të tjera edhe përforcimin e shtratit të përroit. Sipas saj projekti ndodhet ne një fazë përgatitore që do të finalizohet sipas rekomandimeve te UNESCO-S.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.