Kryesore

Rriten krimet seksuale me të mitur në Shqipëri, aktivistët të shqetësuar për rehabilitimin e viktimave: Shteti shqiptar duhet të buxhetojë shërbimet për abuzimet

21:25 - 22.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktivistë që mbrojnë të drejtat e njeriut në Shqipëri shprehin shqetësim për krimet seksuale me të miturit, të cilat sipas statistikave zënë rreth 40% të totalit të krimeve të kësaj natyre. Zëri Amerikës ka siguruar dëshminë e një vajze të mitur të abuzuar seksualisht, e cila tha se ish ndjerë e pambrojtur nga strukturat e shtetit. Eksperët thonë se këto krime janë injoruar për një kohë të gjatë nga autoritetet, dhe se viktimat nuk janë marrë në mbrojtje. Zyrtarët thonë se sfidat janë të shumta dhe rendisin disa përmirësime në këtë drejtim, siç janë forcimi i dënimeve për abuzuesit, ngritja e qendrës multidisiplinare të emergjencës dhe shtimi i përpjekjeve për rehabilitimin e të miturve viktima të dhunës seksuale.




Në Shqipëri ka një shqetësim në rritje për krimet seksuale ndaj të miturve. Sipas statistikave zytare gjatë 5 viteve të fundit kanë ndodhur mbi 300 sulme seksuale ndaj tyre. Ato kanë patur një trend konstant rreth 60 në vit, por eskpertët thonë se dhuna seksualemendohet të jetë në shifra më të larta, pasi si thonë ata, ajo nuk raportohet. Një vajzë e mituremrin e të cilës nuk mund ta zbulojmë për arsye të privacisë i tha Zërit të Amerikës, se ajo dhe familja e saj kishin ndeshur vështirësi të shumta në përballimin e krizës së abuzimit seksual me të.

“U ndjeva e shantazhuar nga abuzuesit në rradhë të parë. Kisha frikë të shkoja në polici, derisa u tregova prindërve të mi. Ata ishin shtysa që unë të shkoja në organet e policisë. Familjarët e abuzuesve na kanë kërcënuar. Kanë marë vëllain në telefon, e kanë shantazhuar dhe kërcënuar. I kanë ofruar lekë që të tërheqim denoncimin. Por vëllai nuk ka pranuar. Absolutisht jo. Dhe pasi ndodhën të gjitha këto, ne bashkë me familjen morëm një vendimqë të ikim jashtë Shqipërisë, sepse në Shqipëri nuk mund të shihja një të ardhme për veten time dhe për familjen time”, i tha Zërit të Amrikës një vajzë e mitur e abuzuar seksualisht.

Në Shqipëri 67% e viktimave të krimeve seksuale janë të mitur nën moshën 14 vjeç, që është dhe kufiri ligjor për marrëdhëniet seksuale me konsensus, dhe në 81% të krimeve seksuale në tërësi me të mitur nën moshën 18 vjeç, viktimat janë femra. Aktivistë të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve thonë se ka një përmirësim të sistemit për mbrojtjen e fëmijëve. Para 5 vitesh ishinafro 60 punonjës të mbrojtjes së fëmijëve në njësitë e qeverisjes vendore ndërsa sot janë rreth 240, e megjithatë ata thonë, se shërbimet për parandalimin e dhunës seksuale dhe trajtimin e rasteve kur ajo ndodh thuajse mungojnë.

“Pjesa problematike është fakti që të gjithë këta njerëz nuk janë të përgatitur si dhe sa duhet për t’u përballur dhe për t’i dhënë një përgjigje çështjes së dhunës seksuale. Sistemi nuk është përgatitur për të mbrojtur fëmijët, e dyta nuk është përgatitur për të trajtuar gjatë gjithë kohës, që do të duhet, një fëmijë që është viktimë e dhunës seksuale. Shërbimi nuk mbaron pas krizës. Në shumicën e rasteve u ofrohet shumë pak. Marrin thjesht shërbim psikologjik, të tjerat nuk ekzistojnë”, tha për Zërin e Amerikës Altin Hazizaj Drejtor Ekzekutiv i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të |Fëmijëve në Shqipëri.

Aktivistë të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve argumentojnë se tipologjia e shërbimeve ndaj të miturve bazohet mbi statusin ekonomik të tyre dhe jo mbi problemet me të cilat ata përballen.

“Ne bëjmë pjesë tek vendet, që edhe pse kemi përmirësuar dukshëm kuadrin ligjor për abuzimin seksual, ende jemi në kushtet ku shërbimet e trajtimit afagjatë i kemi të cunguara, nuk janë të specializuara, pasi traumat ndonjëherë zgjasin gjithë jetën. Shteti shqiptar duhet të buxhetojë shërbimet për abuzimet seksuale”, u shpreh për Zërin e Amerikës Marsela Allmuça nga “Strehëza për gra dhe vajza”.

Në vitin 2018 është ngritur pranë qëndrës spitalore universitare Nënë Tereza në Tiranë, një qendër multidisiplinare 72 orëshe, për viktimat e dhunës seksuale, ku marrin shërbime edhe të miturit të cilët përbëjnë pjesën dërrmuese të rasteve që trajtohen aty.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.