AKTUALITET

 “Me detyrim vaksina për mësuesit”, reagon Drejtoria Arsimore: Është me rekomandim

21:00 - 23.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar ka reaguar pas denoncimit të ‘SMS’ në telefonat e mësuesve për të kryer vaksinën ndaj COVID-19 deri në shtator.




Sipas njoftimit zyrtar, vaksinimi është rekomandim i ekspertëve të shëndetësisë, por në asnjë rast nuk është i detyrueshëm.

Theksohet se nuk ka asnjë vendim për vaksinim me detyrim ndaj mësuesve të cilët do të rikthehen në shkolla në shtator të këtij viti.

REAGIMI ZYRTAR

Reagim i Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar

Në lidhje me njoftimet e shpërndara ditën e sotme në disa portale, sa i takon vaksinimit me detyrim të punonjësve mësimorë dhe stafeve ndihmëse, sqarojmë se nuk ekziston asnjë vendim për vaksinim me detyrim.

Kemi të bëjmë me një keqinterpretim të kërkesave për informacion rutinë në zyrat dhe institucionet arsimore, për numrin e mësuesve të cilët janë duke vijuar procesin e vaksinimit me dozën e dytë.

Procesi i vaksinimit është rekomandim i ekspertëve të shëndetësisë për t’u mbrojtur nga COVID-19, por në asnjë rast nuk është  i detyrueshëm për asnjë punonjës mësimor apo staf ndihmës në Institucionet Arsimore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.