AKTUALITET

Kapet me drogë djali i vogël i Azem Hajdarit, shoqërohet nga Policia në Elbasan

20:48 - 23.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Djali i vogël i Azem Hajdarit është kapur me drogë në Elbasan. Atij i është gjetur lëndë narkotike hashash në një mjet luksoz gjatë kontrollit nga Policia.




23-vjeçari shoqërohej së bashku me një shokun e tij.

Nuk dihen ende rrethanat e këtij shoqërimi të djalit të Azem Hajdarit dhe vëllait të deputetes Rudina Hajdari.

23-vjeçari ka emrin e babait të tij, Azem Hajdari i cili ishte lider i protestave studentore të ’90-’91 që sollën rrëzimin e regjimit komunist. Ai më pas ishte një nga politikanët më në zë të Partisë Demokratike deri 12 shtatorin e 1998 kur u vra nga një atentat në Tiranë.

Nëna e 23-vjeçarit, Fatmira Hajdari ishte gjyqtare e Gjykatës së Apelit në Tiranë, por u shkarkua nga Vettingu. Gjithashtu ai ka një vëlla më të madh, Kiri Hajdarin dhe motrën deputete Rudina Hajdari.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.