Kronikë

Rrëfehet/ Kush është vlonjati i arrestuar pasi kanosi me hanxhar të vëllanë

12:40 - 23.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i 39-vjeçarit Gazmend Merkaj, sot në Vlorë, pasi kishte dhunuar fizikisht dhe kanosur me hanxhar vëllanë e tij. 39-vjeçari Merkaj rezulton një emër i njohur për drejtësinë, pasi është dënuar më parë me 3.4 vite burg.




Në vitin 2018, ai është vetëdorëzuar në polici me një armë zjarri në çantë, të cilën ka thënë se e mbante, për shkak të kërcënimeve, që sipas tij, i vinin nga hasmëria mes fiseve Llanaj e Xhaferaj në Vlorë. Gazmend Merkaj është bërë i penduar i drejtësisë, duke rrëfyer para autoriteteve të Vlorës krimet e kryera mes këtyre dy fiseve.

Një prej krimeve të kryera për hasmëri ishte dhe ajo e Albano Xhaferaj, e kryer me urdhër të Edison Harizaj, për shkak se Albano Xhaferaj ka pasur dijeni për autorët e tentativës së vrasjes së Ferdinant Llanaj, kryer në muajin tetor të vitit 2017. Vrasja e Albano Xhaferaj, sipas rrëfimit të Merkaj në prokurori është kryer me çekiç brenda në makinë.

Pak kohë pas publikimit në media të dëshmisë së Merkajt, është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi Edison Harizaj, i cilësuar si “i paprekshmi” i Vlorës, ku në atentat mbeti i vdekur edhe shoku i tij, Genci Caci. Atentatet e vrasjet mes dy fiseve kanë vijuar edhe më tej, ndërsa sot në pranga ka rënë i penduari Merkaj, i cili akuzohet për tentativë vrasjeje ndaj të vëllait.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.