AKTUALITET

U kapën në shtëpi bari me mbi 200 rrënjë, dy të rinjtë shqiptarë justifikohen përpara Gjykatës angleze

18:35 - 23.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Shqiptarët Dijonis Biba dhe Ervin Delija, të cilët u dënuan me 15 muaj burg nga drejtësia e Mbretërisë së Bashkuar kanë treguar se janë përfshirë në botën e drogës për shkak të borxheve që kishin.

Coventrytelegraph.net shkruan se Biba që u bë i famshëm për videot e publikuara në rrjetet sociale me anë të të cilave u tregonte shqiptarëve se si të mbërrinin ilegalisht në Britaninë e Madhe dhe Delija janë vetëdeklaruar fajtorë për akuzat. Përpara trupit gjykues, dy të rinjtë janë shprehur se kishin shumë borxhe për të shlyer në Shqipëri dhe se për këtë arsye ishin marrë me ‘shtëpi bari’.

“Të dy kanë pranuar në deklaratat e tyre, fajin dhe faktin që ishin përfshirë për shkak të borxheve,”- shkruan media britanike.

Në shtëpinë e barit ku u kap Biba u gjetën 210 rrënjë kanabis me një vlerë prej 300.000 stërlinash ishin montuar edhe kamera sigurie. Biba, 20 vjeç dhe Ervin Delija, 24 vjec u dënuan me nga 15 muaj burg secili. Ata do të dëbohen nga Anglia në përfundim të dënimit./dosja


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.