Kronikë

Arrestohet 47-vjeçari në Vlorë, kultivoi kanabis në tokën e tij në pyll

13:42 - 24.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Vlorës ka goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit, duke vënë në pranga 1 shtetas.




I arrestuar është shtetasi R. M., 47 vjeç, banues në fshatin Trevllazër, pasi gjatë kontrollit në tokën në pronësi të tij, në një sipërfaqe të pyllëzuar, u gjetën të kultivuara fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, dhe si rezultat i kontrollit të territori, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Trevllazër, Vlorë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin R. M., 47 vjeç, banues në fshatin Trevllazër.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit në tokën në pronësi të tij, në një sipërfaqe të pyllëzuar, u gjetën të kultivuara fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.