Kronikë

Detaje nga ngjarja në Tiranë, konflikti me fjalë përfundoi me armë zjarri, indetifikohet autori

21:12 - 24.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një konflikt verbal solli plagosjen e dyfishtë darkën e sotme në Tiranë. Gazetarja Dorjana Bezat nga vendi i ngjarjes raportoi se disa të rinj u konfrontuan dhe më pas pas të shtënave mbetën dy të plagosur të cilët u transportuan në spital me makina të rastit.Raportohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën teksa dyshohet se fillimisht ka pasur një përplasje makinash pasi në rrugë ka mbetje të tyre.Ndërkohë edhe qytetarët kanë konfirmuar për News24 se ka patur një konfrontim paraprakisht mes të rinjve në  ambientet e një lokali në njësinë nr.2 në Tiranë.




Më datë 24.07.2021, rreth orës 20:30, në rrugën “Todi Shkurti” , dyshohet se gjatë një konflikti të çastit janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. Gj., 32 vjeç dhe J. M., 28 vjeç, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe identifikimin e autorit të dyshuar, i cili për shkak të hetimit nuk bëhen të ditura gjeneralitet e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.