Kronikë

Detajet e reja/ Policia bllokoi 6 orë apartamentin, si alarmoi era e rëndë e dekompozimit banorët

20:10 - 24.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sipas burimeve mediatike janë dashur gjashtë orë që në banesën ku është konstatuar trupi i pajetë i 38-vjeçares të mbërrijë mjeku ligjor.




Policia bëri me dije se dyshohet se 38 vjeçarja të ketë ndërruar jetë disa ditë më parë, duke u bazuar në dekompozimin e trupit dhe erës së rëndë në banesë.Ndërkohë që prej mëngjesit të sotëm rreth banesës janë vendosur forcat e policisë për të mos lejuar askënd që të futet, kjo pasi më parë duhej kryer ekspertiza mjeko-ligjore.

Viktima jetonte me nënën, të cilat të dyja prej kohësh kishin shfaqur shenja të problemeve të shëndetit mendor.

Sipas burimeve mësohet se 20 ditë më parë policia ka hyrë në këtë banesë dhe e kishte gjetur në vdekje klinike 38-vjeçaren, që dyshohet se nëna e kishte mbyllur në dhomë pa ngrënë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.