Kosova

Kosova përgatitet për festë, ja çfarë do të ndodhë sot në Prishtinë

18:40 - 24.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kosova nuk do ta kalojë pa një festë fitimin e medaljes së artë nga Distria Krasniqi. Xhudistja arriti sot një sukses të madh në Tokio ku po luhen Lojërat Olimpike 2020.




Komiteti Olimpik i Kosovës në orën 20:00 në Prishtinë do të organizojë një festë.Fitorja e Krasniqit sot mori vëmendjen e opinionit publik në Kosovë e Shqipëri ku nuk munguan mesazhet inkurajuese e uruese.

“Për të shënuar këtë fitore ju ftojmë sonte nga ora 20:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku KOK-u në bashkëpunim me Departamentin e Sportit dhe Kulturës së komunës së Prishtinës, do të organizojë një festë për të shënuar medaljen e Artë e që është pjesë e aktivitetit të Festivalit Tokyo 2020”, thuhet në njoftimin e KOK-ut”, thuhet nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.