Kronikë

Konflikt mes dy familjeve për pronën, policia arreston motër e vëlla

11:41 - 26.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes dy familjeve në Klos.Mësohet se konflikti mes familjeve ka nisur për motive pronësie, ndërsa në pranga kanë rënë dy shtetas, vëlla e motër, pasi kanë ushtruar dhunë fizike gjatë sherrit.




Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Postës së Policisë Klos, pas njoftimit të marrë së në fshatin Bërshi, kishte një konflikt të ashpër për motive pronësie mes dy familjeve, dhe se gjatë konfliktit po ushtrohej dhunë fizike, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.
Falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të policisë, u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve :
N. D., 45 vjeç dhe S. S., 49 vjeçe (motër e vëlla), banues në fshatin Bërshi, bashkia Klos.
Shtetasi N. D, e shtetasja S. S, janë konfliktuar për motive pronësie dhë më pas kanë goditur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëve të tyre shtetasve H.D, dhe Xh.D, të cilët kanë marrë dëmtime të lehta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprën penale “Dhunë në familje”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.