AKTUALITET

Përplasje me armë në Mykonos, grabitësit shqiptarë të vilave luksoze plagosin efektivin e policisë, 2 të arrestuar

20:25 - 26.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy shqiptarë kanë rënë në pranga në ishullin Mykonos të Greqisë teksa po përpiqeshin të grabisnin disa vila luksoze. Shqiptarët u ndoqën nga policia greke dhe gjatë aksionit njëri prej efektivëve mbeti i plagosur në kyçin e këmbës.




Autorët shqiptarë hoqën bluzat e bardha dhe vendosën në kokë copa të zeza në mënyrë që të mos regjistroheshin nga kamerat e sigurisë.Sipas mediave greke njëri prej shqiptarëve kishte shkuar me motor në Mykonos dhe pasi ka takuar bashkëpunëtorin e tij, ata kanë hequr kokoret dhe bluzat e bardha që mbanin veshur duke vendosur në kokë bluza të zeza. Njëri prej tyre ka marrë një levë të kuqe në motor.

Më pas ata kanë lënë motorin duke hedhur kokoret dhe bluzat 200 metra larg. Pasi kanë pikasur policinë ata kanë nisur të vrapojnë. Pas 500 metrash janë ndarë duke u vendosur në vende të ndryshme. Pas kërkimeve policia gjeti bluzat dhe kokore si dhe dy kaçavida


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.