Kronikë

Zbardhet vrasja e Ylber Lezit e goditën 48-vjeçarin me sende të forta, arrestohen nënë e bijë

16:00 - 26.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia ka zbardhur vrasjen e 48-vjeçarit Ylber Elezi duke cilësuar si autore nënë e vajzë.




Sipas njoftimit zyrtar, nënë e bijë bashkëpunuan me njëra-tjetrën dhe e goditën me sende të forta burrin.Ngjarja ndodhi ditën e sotme në fshatin Gurrë e Vogël të Klosit.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Klos, Mat

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 25.07.2021, në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, ku u gjet pa shenja jete shtetasi Y. L.

Arrestohet bashkëshortja dhe vajza e tyre, si të dyshuara për vrasjen e 47-vjeçarit.

Në vijim të veprime të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i ngritur në Komisariatin e Policisë Mat, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, në bazë të provave të grumbulluara u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve :

L., 51 vjeçe dhe A. L., 21 vjeçe (nënë e bijë).

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se dy shtetaset e lartëpërmendura në bashkëpunim me njëra tjetrën, në banesë kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen e menjëherëshme shtetasit Y. L.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrdhënieve familjare “.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.