Kryesore

2 neuroshkencëtarë tregojnë 4 gjërat e para që bëjnë çdo mëngjes për shëndetin e trurit

11:45 - 28.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jeta lëviz me një ritëm të pamëshirshëm, kështu që mund të jetë e vështirë t’i mbani mendimet e pastra. Stresi, lodhja apo mbingarkesa mund t’ju konsumojnë mendjen më shumë nga ç’mendoni. Çfarë mund të ndihmojë potencialisht në këto raste? Shtimi i disa zakoneve të shëndetshme në rutinën tuaj të mëngjesit.




Më poshtë, zbuloni se çfarë bëjnë çdo mëngjes Patrick Porter, PhD, neuroshkencëtar dhe krijues i aplikacionit të meditimit, “BrainTap” dhe Kristen Willeumier, PhD, neuroshkencëtare, kërkimi i së cilës përqendrohet në neurobiologji.

Teknikisht, gjëja e parë që dr. Porter bën për të mbështetur shëndetin e tij të trurit në mëngjes ndodh në mbrëmje: ai nuk vendos një alarm.

“Një nga gjërat më të këqija që mund t’i bëni sistemit tuaj nervor është të zgjoheni nga një alarm të zhurmshëm”, thotë ai.

Nëse nuk mund të zgjoheni pa një, ai rekomandon të zgjidhni një ton relaksues. Porter përdor edhe një jastëk që ndryshon temperaturën, në mënyrë që ai të zgjohet natyrshëm dhe jastëku të rrisë temperaturën e tij të trupit. Nga ana tjetër, dr. Kristen përdor një alarm.

Të dy mjekët gjejnë çdo mëngjes disa minuta për meditim. Ata thonë se “meditmi lehtëson stresin dhe ankthin, duke zvogëluar kortizolin dhe epinefrinën, që ndihmojnë për të rregulluar presionin e gjakut, rrahjet e zemrës dhe modelet e frymëmarrjes. Meditimi shërben gjithashtu për të krijuar një sinkronizim të trurit që rrit kreativitetin, të mësuarit, përqendrimin dhe vëmendjen.

Ujë në vend të kafeinës

Dr. Willeumier nuk e fillon kurrë ditën e saj me kafeinë. Në vend të kësaj, ajo hidratohet me dy gota ujë: E para me ujë të thjeshtë, dhe e dyta e shoqëruar me limon të freskët. Edhe dr. Porter i kushton rëndësi hidratimit. Ai pi tre gota ujë përpara se të dalë nga shtëpia.

Asnjëri prej tyre nuk ha mëngjes menjëherë

Mëngjesi është hap i fundit, por edhe ndër më të rëndësishmit në rutinën e tyre. Dieta ushqimore çdo vakt mëngjesi përfshin fruta, perime, drithëra, arra, fara etj. Një nga mëngjeset tipike të Porter është “tërshëra e kombinuar me boronicë”.

Gjejnë kohë për t’u stërvitur çdo mëngjes

Dr. Willeumier lëviz për të paktën një orë në mëngjes.

“Unë e filloj ditën time me vrap, pilates dhe ecje, përveç ‘stërvitjes së rezistencës’ tre ditë në javë,” thotë ajo.

Sigurisht, trupi i gjithsecilit është i ndryshëm, prandaj është e rëndësishme të flisni me një mjek për të parë se cilat zakone të shëndetshme për trurin mund të jenë efektive (dhe të realizueshme) për ju. Për shembull, disa e kanë të pamundur të zgjohen pa alarm, të tjerë preferojnë të stërviten në mbrëmje etj. E rëndësishme është të krijoni zakone të shëndetshme që do bëjnë ndryshime në shëndetin e trurit dhe në jetëgjatësinë tuaj!

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.