Kronikë

U vra pas sherrit për pronat, ja 30-vjeçari që humbi jetën, babai i dy fëmijëve

12:16 - 29.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Personi që shihni në foto është 30-vjeçari Romeo Hasalla, i cili mbeti viktimë gjatë një konflikti për tokën mëngjesin e sotëm në Garunjas të Lushnjës.




Të plagosur kanë mbetur babai i tij, Shuaip Hasalla dhe dy vëllezërit, Emiljano dhe Laert Hasalla, të dy nga 31-vjeç. Ata janë qëlluar me armë gjahu nga dy kushërinjtë, Kastriot dhe Afrim Hasalla.

Këta të fundit pas krimit janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërsa policia është vendosur në kërkim të tyre. Raportohet se viktimat dhe të plagosurit, prej vitesh ishin në konflikt me kushërinjtë për pronën.

Po kush ishte Romeo Hasalla:

30-vjeçari ishte baba i dy fëmijëve të mitur. Ai kishte vetëm 2 ditë që ishte kthyer nga Greqia, vend ku dhe jetonte e punonte, ndërsa për fat të keq, plumbat e çiftes që mori mëngjesin e sotëm, rezultuan fatale për to.

NJOFTIMI I PLOTE

Sot rreth orës 06:30, në fshatin Garunjas, njësia administrative Bllagat, Lushnje, si pasojë e një konflikti për motive pronësie mes kushërinjve të parë, kanë mbetur të plagosur me armë gjahu shtetasit Sh. H., 65 vjeç,(babai) L. H dhe E. H, 31 vjeç(vëllezër) si edhe ka ndërruar jetë shtetasi R. H, 30 vjeç(vëllai tjetër).
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe kanë shpallur në kërkim autorët e dyshuar, shtetasit A. H dhe K. H., 33 vjeç(vëllezër), ku vijon puna intensive për kapjen e tyre.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.