BOTA

COVID-19, Greqia dërgon më shumë policë në Mikonos dhe Ios, rrezikohet mbyllja

16:15 - 30.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Greqia ka vendosur të fusë më shumë policë në ishujt e saj të famshëm të pushimeve për të intensifikuar kontrollet masat antiCOVID-19, veçanërisht në vendet e frekuentuara nga të rinjtë për të frenuar përhapjen e llojit Delta, njofton ”Guardian”.




Ndërkohë, po merret në konsideratë edhe mbyllja e tyre.Rreth 186 oficerë të zbatimit të ligjit u dërguan në ishullin Mikonos, ndërkohë që vitin e kaluar ishin vetëm 56 të tillë.

Zëvendësministri grek i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias, deklaroi se Mikonos dhe Ios ishin “një hap larg” nga autoritetet që të vendosnin kufizime të mëtejshme të rrepta, pasi një situatë e tillë ishte edhe në ishujt Zakinthos, Tinos dhe Lefkadha.

Po ashtu gjendje alarmante paraqitet edhe në ishujt Santorini, Paros dhe Rodos.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.