OPINION

Dhuna në familje dhe arroganca e shtetit

08:33 - 30.07.21 Orjola Pampuri
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kur pushtetin e merr padrejtesisht, dhuna ne familje eshte gjeja e fundit per te cilen mund te mendosh.




Rasti i sotem, eshte tregues i qarte i neglizhences se shtetit dhe strukturave te tij ndaj nje ceshtje kaq delikate.

E trishte qe vijojme te degjojme ngjarje te tilla.

Per ata bashkeshorte qe ne vend te komunikimit zgjedhin dhunen ndaj gruas, bashkeshortes e nenes se femijeve te tij, duhet te kuptojne qe dhuna ndaj gruas nuk mund te zgjidhe komplekset e inferioritetit si burre e as nuk mund te zgjidhe konfliktet brenda teje.

Sa e sa raste te dhunes ndaj gruas degjojme ne nje muaj, ne nje vit. Sa here ndodh, e sa here ka nje fund tragjik; media, OJF, perfshi dhe mua si profesioniste e fushes dhe kolege te mia, nisim te analizojme si dhe perse ndodhi. Deri me sot jane hartuar ligje, strategji, jane dhena urdhera mbrojteje, por serish jemi perballe se njejtes situate; burra te frustruar qe trimerohen perballe brishtesise se gruas, perballe pafuqise se saj ekonomike, sociale pse jo dhe ligjore, pasi shpesh ligji ne mbrojtje te tyre e te drejtave te tyre, trumbetohet ne letra, por realisht ato jane pambrojtura.
Nje grua ka nevoje per mbrojtje nga shteti, jo vetem mbrojtje me urdhera mbrojtje, kjo nuk mjafton, por ka nevoje per mbeshtetje, si; arsimimi, mundesia te perftoje nje profesion nepermjet arsimit profesional, te perftoje lehtesi e burse per tu shkolluar nese vjen nga nje familje me te ardhura te uleta, me qellim qe te mos krijoje kurre varesi ekonomike ndaj bashkeshortit.
Nje grua qe dhunohet ka te gjitha te drejtat, qe nese referon dhunen te perftoje strehim, punesim dhe shkollimin e femijeve falas nga shteti.
Duhet te sigurojme qe te kemi zero varferi per grate, viktima te dhunes ne familje.
Duhet t’i japim fund pandeshkueshmerise per dhunen ndaj grave.
Arroganca e shtetit eshte shtrire ne menyre kapilare dhe tek punonjes te shtetit, te cilet shpesh nuk i konsiderojne rastet qe referohen si dhune ne familje.
Vigjilenca ndaj cdo denoncimi, si dhe vendosja e nje strukture te vecante te perbere me profesioniste ne cdo njesi administrative, me qellim survejimin dhe specifikimin e rasteve, eshte emergjence.
Te gjitha, sa me lart dhe pika te tjera te rendesishme per permiresimin e situates, ishin pjese e programit te Partise Demokratike, per barazine gjinore. Por nje shtet qe u hap rruge trafikanteve, “te forteve”, e personave me precedente penale, nuk mund te kete ne konsiderate nje ceshtje kaq delikate, sic eshte dhuna ne familje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.