Kryesore

Kjo recetë e gatimit të shalqirit është virale në TikTok

21:30 - 30.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tarbooz ki sabji ose lëvore shalqiri e gatuar është emri i recetës indiane, e cila për momentin është virale në TikTok dhe ka më shumë se 5 milionë pëlqime.




Përdoruesja @rootedinspice ndau me të tjerët recetën, për të cilën duhen thjesht lëvore shaqiri, ujë dhe erëza.

Përbërësit:

– 4 gota me lëvore shalqiri të prerë në formë kubash të vegjël
– ½ lugë çaji me vaj ulliri
– ½ lugë çaji me fara qimnon
– ½ lugë çaji me koriandër pluhur
– pak shafran Indie
– ½ lugë çaji me pluhur djegës (sipas dëshirës)
– 1 spec i kuq i tharë
– 1 lugë çaji me pluhur të thatë mangoje ose lëng limoni të freskët
– kripë

Hapat për përgatitje

  1. Vloni ujë në një tigan të madh.
  2. Pritni shalqirin dhe copëtojini lëvoren në formë kubash.
  3. Shtoni lëvoren në ujin e vluar dhe lëreni për 20-25 minuta derisa të jenë të buta. Kullojeni dhe lërini mënjanë.
  4. Në tigan, shtoni vajin, farat e qimnonit dhe prisni sa të nxehen.
  5. Uleni nxehtësinë dhe më pas shtoni koriandër, shafran Indie, specin djegës (sipas dëshirës) dhe lëngun e limonit. Skuqini për 30 sekonda.
  6. Shtoni lëvoret në tigan dhe rriteni nxehtësinë. Shtoni kripë dhe skuqini për 5 minuta derisa era e papërpunuar e erëzave të ketë ikur.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.