AKTUALITET

Ndryshojnë masat anti-Covid/ Ja 7 kushtet për udhëtimet turistike drejt Italisë gjatë muajit të ardhshëm

18:10 - 30.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aerporti Ndërkombëtar Nënë Tereza ka njoftuar se duke filluar nga data 31 korrik 2021 shtetasit shqiptarë lejohen të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë për turizëm duke bërë 5 ditë vetëkarantinim.




Në njoftimin TIA bën me dije se qytetarët shqiptarë duhet të paraqesin rezultatin testit PCR 72 orë para nisjes ose testin antigjenik të 48 orëve të fundit.Ndërsa për personat personat që qëndrojnë më pak se 120 orë në Itali për arsye pune ose shëndeti, nuk janë të detyruar të bëjnë karantinë.

Njoftimi i TIA

✈️Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë drejt Italisë

Duke filluar nga data 31 korrik 2021 shtetasit shqiptarë lejohen të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë për turizëm (duke bërë 5 ditë vetëkarantinim).

⬇️Ju lutem gjeni me poshtë kushtet që duhet të plotësoni:

të gjithë pasagjerët që fluturojnë nga Shqipëria duhet të paraqesin rezultatin testit PCR 72 orë para nisjes ose testin antigjenik të  48 orëve të fundit, kjo vlen dhe për pasagjerët që janë të vaksinuar

fëmijët nën moshën 6 vjeç NUK kanë nevojë për test PCR.

personat që qëndrojnë më pak se 120 orë në Itali për arsye TË VËRTETUARA pune ose shëndeti, nuk janë të detyruar të bëjnë karantinë.

pasagjerët duhet të respektojnë karantinën 5 ditore në Itali në adresën e shkruar në formularin PLF (Passenger Locator Form) ne linkun: app.euplf.eu. Gjithashtu formulari duhet të jetë i printuar.

gjatë plotësimit të formularit PLF, pasagjerët DUHET të zgjedhin: listën e vendeve “D”.

Këto rregulla janë në fuqi deri më datë 30 gusht 2021.

Faleminderit për bashkëpunimin,

Tirana International Airport

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.