AKTUALITET

Policia aksion në rrugët e Shqipërisë, arrestohen 10 drejtues mjetesh, pezullohen dhjetëra patenta

17:38 - 30.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet intensive duke arrestuar në flagrancë 10 drejtues mjetesh dhe pezulluar 44 leje drejtimi.




Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se në të gjithë vendin janë ndëshkuar 1874 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Policia Rrugore, nisur edhe nga fakti se përgjatë fundjavës, akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike kanë fluks të shtuar, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Njoftimi i Policisë Rrugore

Mos shpejtoni, mos kryeni parakalime të gabuara, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, që të arrini në destinacion të sigurt dhe me patentë në xhep. Në çdo aks rrugor dhe qendra urbane ka patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, me mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike.

Përgjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 10 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë pezulluar 44 leje drejtimi, nga të cilat 30 për shpejtësi mbi normat e lejuara (deri në 156 km/h në rrugën interurbane Elbasan-Tiranë ) dhe 14 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur (deri në 1.16 mg/l).

Nga Policia Rrugore e Tiranës është ndëshkuar me masë administrative një drejtues mjeti, i cili qarkullonte në sheshin “Nënë Tereza”, me pasagjerë që qëndronin në pjesën e jashtme të dyerve të automjetit, duke rrezikuar jetën.

Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1874 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, konkretisht:

Nga Policia Rrugore e Tiranës, falë edhe denoncimeve të drejtuesve të automjeteve që qëndrojnë në radhë, janë ndëshkuar me masë administrative 189 drejtues mjetesh, për qarkullim në korsi të dedikuara për mjetet e transportit publik dhe ato të emergjencës.

202 për parakalime të gabuara, 206 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, 204 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit, 209 për shpejtësi tej normave të lejuara e sjellje agresive në rrugë etj.

Në të gjithë vendin, si rezultat i kontrolleve intensive, nisur edhe nga fakti se në shumë raste aksidentesh janë përfshirë edhe drejtues të motoçikletave, janë evidentuar dhe ndëshkuar 190 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

674 drejtues mjetesh për parkime të gabuara, duke u bërë pengesë për lëvizjen e lirë të automjeteve dhe të këmbësorëve.

Policia Rrugore, nisur edhe nga fakti se përgjatë fundjavës, akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike kanë fluks të shtuar, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

#MosUbejStatistike

#RregullKujdesDurimDestinacion

#NeJemiAtyPerSigurineTuaj

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.