EKONOMI

Raporti: Korrupsioni në vend është rritur ndjeshëm gjatë 2021

17:30 - 30.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Korrupsioni në Shqipëri ka shënuar një rritje të ndjeshme në vitin 2021 sipas një raporti për ‘Rezultatet e Sistemit të Monitoritmit të Korrupsionit për vitin 2021’. Raporti thekson se pjesa më e madhe e qytetarëve shqiptarë kanë një mungesë besimi te politikat dhe strategjitë antikorrupsion të ndërmarra gjatë viteve të fundit duke përfshirë edhe reformën në drejtësi.




Qytetarët janë pyetur për përvojat e tyre lidhur me praktikat korruptive dhe më shumë se gjysma e tyre, pra 57% kanë pranuar se iu është kërkuar ryshfet në mënyrë direkte ose jo të drejtpërdrejtë nga zyrtarët publikë. Rezultatet e raportit tregojnë një përkeqesim të situatës në vitin 2021, dhe kjo është vlera më e lartë e shënuar që nga viti 2002 me një rritje prej 13 % nga vrojtimi i realizuar në vitin 2019 mbi presionin nga ana e zyrtarëve publikë, për të dhënë ryshfet.

Në krahasim me rajonin raporti tregon se Shqipëria është një nga vendet me presion më të lartë për korrupsion nga zyrtarët publikë dhe rezultati i Shqipërisë për vitin 2021 është pothuajse sa dyfishi i mesatares së Rajonit për vitin 2019. Të njëjtën prirje ndjek dhe përfshirja e qytetarëve në korrupsion ku përgjatë dy viteve të fundit 46.3.% e qytetarëve kanë dhënë ryshfet. Kjo shifër sipas raportit është dukshëm më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian në vitin 2021, ku vetëm 3 në 10 qytetarë të pyetur kanë dhënë ryshfet për të marrë shërbime publike.

Sipas rezultateve të vrojtimit, grupet që perceptohen si më të korruptuarit vijojnë të mbeten gjyqtarët, prokurorët, zyrtarët e administratës në sistemin e drejtësisë, doganierët, partitë dhe liderët politikë. Rezultatet tregojnë që gjatë dy viteve të fundit, nuk është shënuar përmirësim në perceptimin e qytetarëve për këto grupe. Ndërkohë, grupet e perceptuara si më pak të korruptuara janë mjekët, mësuesit, gazetarët, anëtarët e këshillavebashkiake, trupat pedagogjike të fakulteteve dhe universiteteve.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.