Kryesore

U shfaqën bashkë në një shtrat, Ledjana ka dy fjalë për Aristelën dhe Mevlanin

17:45 - 30.07.21 gsh

Aristela dhe Mevlani i surprizuan të gjithë ditën e djeshme pasi u shfaqën bashkë në të njëjtin shtrat. Mevlani postoi në rrjete sociale një foto ku ata shfaqen duke pozuar në shtrat bashkë teksa ai e ka mbështetur kokën në prehrin e Aristelës.



Menjëherë pas kësaj lëvizje nisën dyshimet nga ana e fansave se ata të dy kanë nisur një lidhje romantike me njëri-tjetrin. Mirëpo fansat e Ledjanës duket se e kanë të vështirë ta pranojnë këtë fakt dhe kanë bërë thirrje që të gjithë të bllokojnë dhe raportojnë llogarinë e Aristelës në Instagram. Sipas tyre ajo nuk mund të zërë vendin e Ledjanës në jetën e Mevlanit dhe shkruajnë se nuk duhej të kishte qëndruar asnjë ditë në “Për’puthen”.

Këtë deklaratë e ka vënë re edhe Ledjana, që ju ka kërkuar me lutje fansave që të mos ofendojnë askënd. Ajo shprehet se nuk ka armiqësi me asnjë njeri, sepse të gjithë janë të lirë të lidhen dhe të shoqërohen me kë të duan. Përmes këtij mesazhi ajo tregon edhe njëherë se i ka dhënë fund një herë e mirë marrëdhënies me Mevlanin.

“Do ju lutesha të mos ofendonit askënd nëpër statuse aq më pak fanpage që kanë emrin tim. Nuk kam armiqësi me askënd, secili është i lirë të lidhet dhe të shoqërohet me kë të dojë”, shkruan Ledjana.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.