Aktualitet

Zjarr i qëllimshëm në Berat, digjen 3 hektarë me shkurre dhe dëllinja

18:34 - 30.07.21 gsh

Kodrat e fshatit Mbolan në Njësinë Administrative Sinjë në Berat janë përfshirë nga flakët pasditen e sotme.



Gazetraja Eneida Petova raporton se zjarri është shfaqur 2 orë më pare fillimisht në një pjesë kullote dhe për shkak të erës dhe temperaturave të larta është përhapur me shpejtësi.

Në zonë kanë shkuar ekipet e zjarrëfikësve,të cilët po bëjnë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e flakëve, edhe pse terreni është tejet i vështirë.Burime nga efektivët zjarrëfikës në vendngjarje bëjnë me dije se zjarri ka qënë i qëllimshëm, për hapjen e kullotave të reja nga ana e banorëve të zonës.

Të njëjtat burime konfirmojnë se zjarri po vihet nën kontrroll dhe se deri më tani janë djegur rreth 3 hektare me shkurre e dëllinja.

        

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.