Kryesore

Ndahet një tjetër çift i “zyrtarizuar” i Përputhen

20:45 - 01.08.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Megjithëse u deklaruan për njëri-tjetrin dhe folën për dashurinë e madhe në intervistat ku dolën çift, duket se një tjetër dyshe e Për’puthen është ndarë.




E kemi fjalën për Çimin dhe Stelën, ndërsa lajmin e ndarjes e ka dhënë kjo e fundit.Në InstaStory, Stela tregon se e ka marrë vesh nga Instagrami ndarjen nga Çimi, për shkak të veprimeve të tij.

“Mbas muajsh me radhë të insistimit të Çimit, u deklarova sepse mendova se ishte i sinqertë në ndjenjat e tij. Papritur pa asnjë shkak dhe pas asnjë komunikim, ne nuk jemi më bashkë dhe këtë e mësova nga heqja e fotove në Instagram-in e tij. Ky ishte Çimi”- shkruan ajo.

Më herët, Çimi u përfol për lidhje me një tjetër konkurrente të emisionit.

Burime bënin me dije se Çimi dhe Lindita bashkëjetonin prej kohësh, ndërkohë që bënin tjetër lojë në ekran.

Më herët, Lindita u fut në emision me pretendimin se kishte ardhur nga Italia posaçërisht për të njohur Ndriçimin, pasi ai ishte i vetmi që e kishte tërhequr nga ekrani.Thuhej se për ta bërë akoma më të besueshme këtë lojë, ata janë kapur herë pas here me njëri-tjetrin, duke bërë debate të vogla që në fakt nuk i kanë prishur aspak raportet e tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.