Kryesore

Çfarë i ka ndodhur? Don Xhoni anulon koncertin në Ulqin: Kam aksident në familje!

12:45 - 01.08.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Don Xhoni, reperi i njohur shqiptar ka anuluar koncertin e tij në Ulqin për shkak të një aksidenti në familje. Këtë lajm e ka bërë vetë me dije për të gjithë ndjekësit e tij.




Pas mesnatës, nëpërmjet një postimi në “InstaStory” reperi ka dhënë një sqarim lidhur me anulimin e koncertit duke bërë me dije se diçka e rëndë i ka ndodhur në familje, por nuk ka dhënë shumë detaje.

“Shqipet e Ulqinit ju kërkojmë shumë shumë falje që nuk munda të vija sonte. Shkaku është një aksident në familje. Kërkojmë sërish falje, shihemi shumë shpejt,”- shkruan ai.  

Ai është një nga reperët më në zë të momentit. Falë një freestyle të kënduar në emisionin e Mertion Mjekiqit, ai fitoi një famë të jashtëzakonshme duke kaluar edhe kufijtë shqiptarë. Kënga e tij “Make a pose” u kthye shumë shpejt në hit, sidomos në TikTok, ku u bë nami me sfidën e kërcimit nisur pikërisht nga ky freestyle.

Pas gjithë kësaj fame, reperi nuk është ndalur për asnjë moment dhe ka publikuar herë pas here këngë të reja.Ai ka krijuar një grup fansash që janë fiksuar pas tij, sidomos vajzat që kanë bërë edhe gjeste të jashtëzakonshme kundrejt reperit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.