Kryesore

Dikush e pyeti a e ngacmojnë akoma vajzat Ledrin, ja ç’përgjigje i ktheu Sara

16:45 - 01.08.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar, të cilët në dhjetor të vitit që lamë pas u bënë prindër për herë të parë. Ata u bekuan me një bebushe të ëmbël, të cilën e pagëzuan me emrin shumë të veçantë, Poem Blu.




Dyshja është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku herë pas here ndajnë më ndjekësit e tyre momente nga përditshmëria.Së fundmi, Sara ka zhvilluar një bisedë vituale me ndjekësit në “Instagram”, të cilët e kanë pyetur a e ngacmojnë vajzat edhe tani Ledrin dhe blogerja me humor u është përgjigjur se kjo nuk ndodh fare.

“A e ngacmojnë vajzat Ledrin?”- pyet dikush. “Joooo, jo jo jo, fare, hmh”- ka shkruar Sara.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Ledri foli edhe për marrëdhënien e tij me Sarën, prej sa kohësh janë bashkë dhe momentin kur mësoi se do të bëhej baba. Ai ka treguar se kanë 3 vite lidhje me Sarën, ndërkohë që marrëdhënien e bënë publike në prill të 2020-s.

“Kam aq kohë me Sarën sa ka qenë pjesë në xhirimet e klipit ‘Princess Diana’. Sarën e dua shumë si njeri dhe karakteri i saj më ka bërë për vete. E kuptova që ajo është ‘the one’, pasi do doja që një vajzë si Sara të rriste fëmijën tim. Kur ishim në karantinë, isha me disa shokë dhe kishim pirë shumë. Të nesërmen më vjen Sara me lot në sy dhe unë thashë çfarë ka ndodhur, më nxori para eko-n, e shihja dhe nuk e besoja. Ende nuk e besoj, më ka ndrequr jetën”, u shpreh reperi i emocionuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.