Kryesore

Fitoi gjyqin ndaj shtetit shqiptar, posterat e Becchetit mbushin Ramën

16:11 - 01.08.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Unë fitova, tani është radha ime të flas”




Me këtë slogan, Francesco Beccheti ka mbushur ambiente të shumta të Romës, ku promovon atë që ai e quan fitoren ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë shqiptare.

Posterat ku shfaqet Beccheti janë të shumta në kryeqytetin e Italisë, ku ai i fton italianët që të klikojnë në një web që ai e ka krijuar posaçërisht se si nisi dhe u zhvillua beteja e tij me qeverinë shqiptare. Kujtojmë se sipërmarrësi italian ka fituar në gjykatën e Arbitrazhit gjyqin ndaj qeverisë shqiptare. Kjo e fundit, ka detyrimin për t’i paguar atij plot 100 milionë euro.

Ai e ka cilësuar si të padrejtë mbylljen e televizionit “Agon Channel” në vitin 2015, e për këtë, hodhi në gjyq shtetin shqiptar, gjyq të cilin dhe e fitoi. Asokohe prokuroria publikoi një skemë korruptive, pjesë e së cilës sipas tyre ishte dhe Beccheti.

Kjo ishte dhe arsyeja se përse kërkuan mbylljen e televizionit. Këto pretendime sipërmarrësi nuk i ka pranuar asnjëherë dhe sistematikisht ka pretenduar se mbylla e televizionit ishte e motivuar politikisht.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.