BOTA

Ishulli i njohur grek nën “pushtetin” e flakëve, evakuohen banorët, shumë zona pa energji elektrike dhe ujë

19:30 - 01.08.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vatrat e zjarrit në ishullin e njohur grek, Rodos, ka marrë një drejtim të pakontrolluar, duke rrezikuar jetën e turistëve dhe banesave përreth.




Sipas mediave greke, qindra persona janë evakuuar, ndërsa autoritetet prej orësh janë në luftë me flakët. Shkak i përhapjes së shpejtë të flakëve dyshohet se janë erërat e forta, çka po e bën të vështirë punën e zjarrfikësve, si nga toka e ajri. Zjarri sipas raportimeve po lëviz në drejtim të kampit Kalamona.

Si pasojë e flakëve, shumë zona janë pa energji elektrike e pa ujë, shkruajnë mediat.Zjarri ka shpërthyer pak para orës 15:00 të mesditës së kësaj të diele, në një zonë të pyllëzuar në Rodos, midis Soronit dhe Tholos, thonë autoritetet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.