Kryesore

A kanë nevojë vërtet thonjtë tuaj për të marrë frymë?

10:45 - 01.08.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

T’ju jepni thonjve pak pushim duke mos i bërë më për t’i lënë ato “të marrin frymë” është një besim i hershëm bukurie, i ngjashëm me idenë që kur e lëmë fytyrën një periudhë kohe pa makeup, po e lëmë atë të marrë pak ajër. Në fakt, të shkosh herë pas here tek “natyralja” është e dobishme, por a kanë vërtet nevojë thonjtë për të marrë frymë?




Ekspertët thonë se është tërësisht një mit. 

“Thonjtë marrin lëndë ushqyese nga furnizimi me gjak dhe jo nga ajri. Nuk vjen asgjë nga mjedisi për të ushqyer thonjë tuaj”, shprehet dr. Dana Stern, dermatologe e certifikuar.

Ajo, së bashku me mjekë të tjerë, bien dakord se mbajtja e manikyrit nuk është diçka e keqe, dhe jo domosdoshmërisht po shkatërron thonjtë tuaj.

Atëherë si dëmtohen thonjtë?

Manikyri nuk është problemi, por procesi i heqjes (së xhelit, bazës) është më i dëmshmi.

A duhet të bëni ndonjëherë pushim nga manikyri?

Të bësh thonjtë s’sështë një domosdoshmëri thelbësore në rutinën e bukurisë. Sipas Stern, nëse vëreni njolla të bardha në thonjtë tuaj, ndarje, ndryshim të ngjyrës ose kutikula të dehidratuara, është koha të bëni një pushim.

“Të gjitha këto janë shenja se shëndeti juaj i thonjve po rrezikohet”, thotë ajo.

Dermatologët sugjerojnë që manikyri/xheli të hiqet 2-3 javë pas aplikimit të fundit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.