Kryesore

“Thjesht një vajzë në finale”, Luiza Gega: Sa shumë do të thotë kjo për mua, e doja këtë kujtim!

18:17 - 01.08.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Luiza Gega për herë të parë kaloi në finale në Lojërat Olimpike. Një rezultat historic për atletikën dhe sportin shqiptar në tërësi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gega tregon emocionet e kësaj gare…




POSTIMI I GEGËS

“Thjesht një vajzë në finale të LOJËRAVE OLIMPIKE Tokyo2020. Dhe ku, për herë të parë sporti i atletikës shqiptare shkon në një finale olimpike. Uroj shumë ta kem këmbën e mbarë!

Sa shumë do të thotë kjo për mua, doja të kisha një kujtim të bukur nga këto lojëra dhe ia dola. Jam lodhur shumë për të qenë këtu, por kur ti e realizon atë që do, çdo lodhje ia vlen dhe emocionet që merr nuk mund t’i blesh me asgjë.

Faleminderit pa masë të gjithëve, për urimet që më keni dërguar. Dhe faleminderit nga zemra të gjithëve atyre që më mbështetën në rrugëtimin tim dhe besuan tek unë!”

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.