AKTUALITET

Vatrat e zjarreve në jug të Turqisë, shkon në 8 numri i viktimave

20:59 - 01.08.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vatrat e zjarreve në bregdetin e jugut të Turqisë janë ende aktive.




Autoritetet thonë se ndodhen në terren për të “neutralizuar” flakët, ndërsa shtuan se për fat të keq, 8 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa dhjetëra të tjerë ndodhen në spital për trajtim mjekësor. Qindra banorë e turistë të zonës janë evakuuar dhe vendosur në hotele.

Qyteti turistik i Bodrumit, është një nga më të prekurit nga zjarret. Edhe aty turistët janë evakuuar me anije ndërsa tymi e flakë të shumta mbuluan qiellin.Për fat të mirë, vatrat e flakëve në Bodrum dhe rrethinat e saj është vendosur në kontroll.Ndërsa vijon të jetë problematike situata në Manavgat dhe Marmaris.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.