Kryesore

Kur duhet dhe nuk duhet t’i shkruani një ish- të dashuri/e

20:16 - 03.08.21 gsh

Të kapërceni një ndarje nuk është kurrë e lehtë. Pasi keni investuar kohë dhe keni dhënë shumë nga vetja drejt dikujt tjetër, është e vështirë t’i ndërpresësh kontaktet në mënyrë drastike. Prandaj, është normale të doni t’i shkruani një ish-partneri, por, a duhet ta bëni?



Kur është e pranueshme t’i shkruash ish-it:

Kur ka shenja të dukshme që ju mund të jeni “të ndreqshëm”, atëherë ekziston dhe mundësia për t’i shkruar. Këto shenja përfshijnë rastin kur ai (ose ajo) mban përgjegjësi dhe është i ndërgjegjshëm se ju ka lënduar. Një shenjë tjetër është se ish-i juaj demonstron ndryshime në vazhdimësi. Megjithatë, mos harroni se çdokush mund të ndryshojë për një moment, por të qenit fleksibël dhe të vazhdosh të mbash po të njëjtin qëndrim edhe pas pendesës, është çelësi. Nëse ju mendoni se ky është rasti edhe me atë, mund t’i shkruani, por duhet të mbani mend: Nëse e bëni, s’duhet të prisni absolutisht asgjë. Pritshmëritë sjellin zhgënjime.

Kur nuk duhet t’i shkruani një ish-it:

Ka një rast, ndër shumë të tjera, kur është kategorikisht e papranueshme t’i shkruani një ish-i: Kur ai ose ajo është në një lidhje të re. Thjesht vendoseni veten në vendin e partneres së tij aktuale. As ju nuk do ndiheshit mirë nëse ish-i i tij do të vazhdonte të përpiqej të ndërhynte në lidhjen tuaj.

Një skenar tjetër ku ju nuk duhet t’i shkruani është në rastet kur je ti personi që vazhdon të fajësohesh pse gjërat shkuan keq dhe nuk ka përgjegjësi të përbashkët. Pra, ju paskeni qenë praktikisht vetëm në atë marrëdhënie.

Thënë këto, mos harroni si ai person ju ka bërë të ndiheni dhe rikujtojini vetes herë pas here, se në radhë të parë: Vini vetëm ju!

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.