Kryesore

Surprizon Chiellini, rinovon kontratën për 2 vite të tjera në Juventus

17:28 - 03.08.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Giorgio Chiellini do të vazhdojë aventurën e tij me Juventusi.




Kapiteni ka arritur akordin me drejtuesit e klubit bardhezi për rinovimin e kontratës deri më 30 qershor të vitit 2023.

Aktualisht kampioni i Europës me Italinë në Euro 2020 është pa kontratë por për Juventusin Chiellini është një legjendë e klubit dhe marrëveshja mes palëve është arritur shpejt teksa tashmë pritet vetëm e zeza mbi të bardhë që gjithçka të marrë formë zyrtare.

Me rinovimin edhe për 2 vite Juventus i ka dhënë mundësinë 37-vjeçarit të vazhdojë të luajë në nivelet më të larta me shpresën që të grumbullohet për Botërorin e vitit të ardhshëm që do të zhvillohet në periudhën nëntor-dhjetor dhe të udhëheqë Italinë drejt titullit Botëror pas trofeut të fituar në Euro 2020.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.