Kosova

Rekordë vaksinimesh në Kosovë/ Ta shtojmë numrin që në vjeshtë të jemi sa më shumë të imunizuar

20:20 - 03.08.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kosova ka thyer rekordin ditor  të vaksinimeve pasi 17 mijë e 322 qytetarë kanë marrë një dozë në 24 orët e fundit.




Lëvizja Vetëvendosje i bën thirrje gjithe qytetarëve të caktojnë datën e të vaksinohen pasi çdo vonesë dëmton shëndetin.Sipas partisë e cila qeveris në Kosovë, duhet shtuar numri it ë vaksinuarve që vjeshta t’i kapë qytetarët sa më të imunizuar.

STATUSI NGA LËVIZJA VETËVENDOSJE

Thyhet rekordi ditor!

17.322 vaksinime brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë. Numri i qytetarëve tanë që po vaksinohen kundër Covid-19 është në rritje, çdo ditë po shohim një numër më të lartë të tyre dhe kjo është shenjë e mirë marrë parasysh rrezikun që na kanoset prej variantit delta që edhe te ne ka filluar të përhapet. Duhet ta shtojmë numrin e qytetarëve të vaksinuar në mënyrë që në vjeshtë të jemi sa më shumë të imunizuar. Çdo vonesë dëmton e rrezikon seriozisht si shëndetin ashtu edhe ekonominë tonë që mund të mbyllet sërish, andaj caktoni terminin dhe vaksinohuni.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.