Kryesore

8 gushti shënon një nga ditët më me fat të vitit, bëhuni gati…

15:45 - 04.08.21 Gazeta Shqiptare

Nëse besoni në numerologji, manifestime, afirmimet dhe fat, ky lajm është për ju.



Përgatituni të manifestoni seriozisht gjithë magjinë e sezonit të Luanit dhe rrethoni datën 8 gusht në kalendar! Është një nga ditët më me fat të vitit 2021 dhe s’mund ta lini t’ju humbasë pa manifestuar dëshirat dhe ëndrrat më të mëdha.

Pse pikërisht data 8?

Përveçse 8/8 përkon me një domethënie të veçantë në numerologji, kombinimi i diellit me yllin Sirius është një tjetër event astrologjik energjia e të cilit do të ndikojë te të gjithë ne.

8 gushti hap një dritare të re shpirtërore për të gjithë shenjat e zodiakut, duke u bërë shkaktar për fillime të reja. Në aspektin numerologjik, 8 është konsideruar si një prej numrave më me fat në numerologji që shpesh përkon me pasurinë dhe bollëkun. Vizualisht, numri 8 i shtrirë horizontalisht përfaqëson pafundësinë dhe fuqinë e pa limituar, shkruan Anabel.

Duke qenë se po flasim për ditën e tetë të muajit të tetë, do të jeni të mbushur me energji suksesi, prandaj është në të mirën tuaj të vendosni për ca qëllime të qarta.

Çfarë të bëni?

Për fiks 8 minuta meditoni dhe lejoni trurin tuaj të pastrohet nga mendimet negative. E mira është që meditimin ta nisni në 8:08 në mëngjes ose në mbrëmje. Fokusohuni te suksesi dhe me sytë nga qielli manifestoni fuqinë e pa limituar që gjendet brenda jush. Ëndrrat mund të kthehen në realitet, aq më tepër në një datë si kjo!

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.