Kryesore

Barack Obama mbush 60 vjeç, Michelle e uron me fjalët e ndjera: Arritja jote më e madhe, një baba i mrekullueshëm

21:20 - 04.08.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama ka ka festuar sot 60-vjetorin. Nuk ka munguar as urimi i bashkëshortes së tij Michelle Obama e cila ka postuar në Instagram një foto të të familjes duke e falënderuar atë për fakyin e të qënurit një baba dhe bashkëshort i mrekullueshëm.




“Nga të gjitha arritjet tuaja, unë e di që të jesh një baba i pranishëm dhe i dashur për vajzat tona i tejkalon të gjitha”, shkroi ish -zonja e parë, duke ndarë një fotografi familjare. “Faleminderit që nuk lejoni kurrë që pesha e botës të qëndrojë në rrugën për të qenë një bashkëshort dhe baba i mrekullueshëm. Gëzuar 60 vjetorin.”

Pas polemikave në lidhje me rritjen e infeksioneve Covid, ish -presidenti i Shteteve të Bashkuara ka vendosur të anulojë festën e madhe në ishullin e Martha’s Vineyard me rreth 700 njerëz, përfshirë mysafirë dhe personel shërbimi. Festimet do të jenë të kufizuara për familjen dhe miqtë e ngushtë.

Festa e madhe, me praninë e disa personazheve të famshëm përfshirë Oprah Winfrey dhe George Clooney, ishte caktuar për fundjavë në pronën që Obamas blenë në ishullin VIP në vitin 2019. Mysafirëve u ishte kërkuar vaksina dhe një test negativ Covid për të marrë pjesë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.