Kryesore

Helikopterë nga BE për zjarret, Basha: Mirënjohje Bashkimit Europian, mik i mirë në kohë të vështira.

13:25 - 04.08.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me ndihmën e ofruar nga Bashkimi Europian, i cili aktivizoi Mekanizmin e Mbrojtjes Civile.




Përmes një postimi në ‘Twitter’, Basha thekson se ky është një lajm i mirë përballë një momenti kritik.

“Aktivizimi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile nga Bashkimi Europian për Shqipërinë dhe vendet e rajonit, është një lajm shumë i mirë në këtë moment kritik të përballjes me zjarret. Mirënjohje Bashkimit Europian për ndihmën, përherë një mik i mirë në kohë të vështira ”, shkruan Basha.

Kujtojmë se BE do t’i ofrojë Shqipërisë dy helikopterë për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.