Kosova

Kosova shënon viktimën e parë nga zjarret, blegtori hyri mes flakëve në stallë

09:12 - 04.08.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është shënuar viktima e parë si pasojë e zjarreve në Kosovë.




Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, e cila sqaron se personi që ka ndërruar jetë është nga fshati Novoselë i Malishevës.Raportohet se viktima ka ndërruar jetë nga asfiksimi, pasi kishte shkuar te stallat në pronësi të tij të kapluar nga flakët.

“Si pasojë e kësaj vdekje dyshohet të jetë ajri i tymosur pasi që viktima kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri”, konfirmoi Policia e Kosovës.

Identiteti i viktimës nuk bëhet i ditur. Ndërkohë, autoritetet po punojnë intesivisht për të neutralizuar flakët.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.