Kryesore

“Nuk e harron as vendin, as gjuhën dhe as muzikën shqipe”, pasi Dua e dogji me këngën e saj, reagon këngëtarja shqiptare

14:45 - 04.08.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Para pak orësh, Dua na ka kënaqur të gjithëve teksa ka publikuar në “Instagram” një video shumë të këndshme, ku shfaqet me gotën e rakisë në kokë dhe shami në dorë teksa kërcen këngën e “Hajde luj Qyqek” të Remzie dhe Nexhat Osmanit.




“Më trego që je shqiptar, pa ma thënë që je shqiptar”, ka shkruar këngëtarja përkrah videos, ku vihet re se rrethohet nga familjarët dhe miqtë e saj.

Teksa kjo video po bën xhiron e rrjetit në vendin tonë, nuk ka vonuar shumë reagimi i Remzie Osmanit, e cila e ka ripostuar këtë video në profilin e saj në Instagram, duke  shkruar se është kënaqësi të shohësh një yll si Dua, që nuk harron gjuhën dhe muzikën shqiptare.

“Kenaqesi me e pa se si nje yll boteror si Dua, eshte kaq modeste dhe nuk e harron as vendin as gjuhen e besa as muziken shqipe. Faleminderit Dua. Je yll”, ka shkruar Osmani krahas videos teksa Dua këndon nën ritmet e këngës së saj.

 

Kujtojmë se Dua Lipa mbërriti në Shqipëri para disa ditësh. Ajo zhvilloi fillimisht disa takime me drejtuesit e vendit, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Bashksië së Tiranës, Erion Veliaj. Më pas ajo mbajti një konferencë për shtyp para gazetarëve, ku zbuloi disa detaje nga karriera e saj dhe planet për të ardhmen.

“Me vjen mirë që sot kam mundësinë me “Sunny Hill”  dhe që mund të ndihmoj sado pak. Kjo është një mënyrë e vogël se çfarë mund të bëj nga ana ime. I falënderoj të gjithë për mbështetjen”, u shpreh Dua pasi ndihmoi me ndërtimin e një kopshti në Tiranë me të ardhurat nga fondacioni


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.