Kryesore

“Pa filtra e me 4 orë gjumë dukem bukur”, Albërije Hadërgjonaj ju kundërpërgjigjet komenteve negative

12:37 - 04.08.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edhe pse vitet kalojnë, disa njerëz nuk njohin moshë dhe duken gjithmonë të rinj. Një ndër ata është edhe këngëtarja shqiptare, Albërie Hadërgjonaj e cila në çdo paraqitje të saj publike duket në super formë.




Ajo shpeheherë ka vënë në dukje se i përkushtohet vetes për të respektuar publikun dhe për t’u dukur gjithmonë bukur para tyre.

Së fundmi, këngëtarja ka vendosur t’i kundërpërgjigjet të gjithë atyre që e kritikojnë për përdorimin e filtra-ve në Instagram, duke publikuar kështu një video, ku shfaqet krejtësisht natyrale.“Ka qenë e vrullshme këto ditë, turne dhe këngë! Aspak gjumë. Dikush më kërkoi të postoja pa filtra lol (oh jam nanush)”, ka shkruar Albëria në një video të publikuar pa filtra në InstaStory, duke theksuar se është me vetëm katër orë gjumë dhe e lodhur nga angazhimet në dasma e koncerte.

Kujtojmë se Albërije Hadërgjonaj jeton prej kohësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kohë më parë, në një intervistë në emisionin “Top Show”, Albërija tha se rikthimin në Shqipëri, e kishte menduar disa herë, por ishte Anxhelina, ajo që i jepte forcë.

“Shkojmë në Amerikë dhe nuk po gjenim shtëpi sepse gjithçka lidhej me kreditin bankar që ke, unë nuk kisha asgjë. Ishte një agjent shqiptar që na gjeti në shtëpi, e i lutem ta mar shtëpinë, por më thotë se është e pamundur. I hapa ‘Youtubin’, e i thashë se jam artistike. Nuk jemi popull kot. Më  lejoi ta merja shtëpinë, me kushtin që duhet ta paguaja për një vit. Qyqa ikën lekët, mendova, tani do rri pa bukë. Është traumë kur ngel pa para, është problem i madh. Kur ke besim në vetvete çan male dhe dete, nuk ka çfarë të ndal. U sistemuan në shtëpi, blem një dyshek me Anxhelinën, edhe e vendosëm në tokë. Mirëpo mbetëm pa para. Ishte Anxhelina, ajo që më tha: ‘Marim qumësht, marim edhe miell dhe bëjm krepa’. Anxhelina, është fëmijë me këmbë në tokë. Ti mos e vrit mendjen, i thashë se do të gjej unë punë. E nisa të këndoj edhe në dasma” –tregoi Albërie Hadërgjonaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.