Kronikë

Thikë dhe kokainë, arrestohen në Dhërmi 2 të rinj nga Tirana

12:39 - 04.08.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap me një sasi droge dhe një thikë.Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet R. Sh, 22 vjeç, banues në Tiranë.




Arrestimi i tij u bë pasi, në Dhërmi, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar kannabis sativa dhe një armë të ftohtë (thikë).

Po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. L., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.